KAFE SHQETO/ Çollaku: Media nuk flet për lidhjet e qeverisë Rama me drogën

10:28, 17/06/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte gazetari Basir Çollaku.

Ai ka komentuar lidhjet e qeverisë me kartelet e drogës pas zbulimit të skandalit për lidhjet rumune të trafikut të narkotikëve dhe bashkëpunimin me Xhorxh Sorosin.

Basir Çollaku:  Fatkeqësia është se krimi dhe mafia janë bërë normalitet në Shqipëri. Këtu ka edhe një element tjetër që duhet të shtojmë, që media i ka qëndruar larg kësaj historie të rëndë, por tronditëse në të vërtetë. Mediat kryesore, 90 për qind e saj kanë frikë të flasin, kanë frikë të shfaqen, kanë frikë të thonë të vërtetën. Dhe ky është një problem serioz për ne, por njëkohësisht është një problem i zgjidhur për mafien.

Na u bënë një numër i madh gjeneralësh në botën e trafikut, mafies, kokainës, të cilët janë në oborrin e kryeministrit, janë në oborrin e qeverisë. Dhe kjo do të thotë që qeverisin ata të cilët kanë emëruar në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Kjo është arsyeja që e shohim ne, që ai nuk largohet dot, nuk ikën dot. Nuk reziston dot. Kontratat, lejet, bizneset sipërmarrjet, çfarë ata duan, kryeministri dhe kjo qeveri nuk u thotë dot jo. Dhe nuk ka kampionat botëror që duhet ta mënjanojë këtë histori. Kur duam të bëjmë ato patriotizmat e tjerë me shkop e flamur, ndërkohë që flamuri nëpërkëmbet këtu dhe griset në njëmijë copa nga mënyra se si reagojnë këto banda ndaj qeverisë dhe vendit.

Ne jemi dhenë më qera tek këto grupe kriminale.

Ka edhe elementë të tjerë, ka edhe Sorosin, edhe mafie, edhe kokainë, ka edhe drogë, por nuk ka shqiptarë, jemi jashtë çdo normaliteti dhe kjo është kapitullimi i vendit. Nuk është çështje e sistemit, sepse këtu këto grupe kanë marrë në dorë drejtësinë, sepse janë edhe investitorët e sistemit të quajtur të ri. Çfarë kanë bërë? Kanë kapur sistemin, kanë kapur drejtësinë dhe pastaj trafiku i drogës në këto përmasa nuk ndëshkohet.

E keni vënë re që ndonëse DEA ka hapur zyra prej një viti në Tiranë dhe ka ftuar shqiptarët që në shenjë mosbesimi ndaj institucioneve të bashkëpunojnë, të informojnë për trafiqe, pastrim parash, grupe kriminale, banda dhe lidhjet e pushtetit me to. Ndërkohë që ndonëse janë shtuar ngarkesat që vijnë nga Kolumbia, Ekudari, Venezuela, pra nga vendet e Amerikës Latine, nga burime të vendeve ku ata furnizohen me thonë se në Durrës apo në pikat e kalimeve kufitare janë pakësuar ndjeshëm deri në zero sekuestrimet.

Imagjino që 10 për qind e asaj që kalon kapet po kur 0 për qind e asaj që kalon kapet sa janë ngarkesat që kalojnë. Dhe reflektimi i këtyre parave, miliardave është pikërisht këtu tek këto fap fapet e Ramës që konvertohen në pallate në resorte, në pastrim parash. Ndaj them se ne jemi një shtet informal që e ka në dorë mafia.....

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco