Si sot 71 vjet më parë, kur gjermanët u ngritën për zgjedhje të lira dhe bashkim të Gjermanisë

Si sot 71 vjet më parë, kur gjermanët u ngritën për zgjedhje të lira dhe bashkim të Gjermanisë

10:01, 17/06/2024
A+ Aa A-

Ambasada gjermane ka përkujtuar sot një ditë që ka mbetur në histori për rëndësinë e jashtëzakonshme, guximin e popullit dhe vlerat që përcolli.

"Si sot 71 vjet më parë: më 17 qershor 1953, qindra mijëra qytetarë dolën në rrugë në ish-RDGJ për të kërkuar zgjedhje të lira dhe bashkimin e Gjermanisë, - njofton ambasada. -  Të paktën 55 njerëz humbën jetën kur udhëheqësit e RDGJ-së shtypën protestën me ndihmën e tankeve sovjetike.

Deri në ribashkimin e Gjermanisë në vitin 1990, 17 qershori ishte festë kombëtare në Republikën Federale të Gjermanisë (në Gjermaninë Perëndimore) dhe festohej si "Dita e Unitetit Gjerman“.

Mendimet tona shkojnë për të gjithë ata që dikur luftuan dhe luftojnë edhe sot për liri, drejtësi dhe demokraci," përfundon mesazhin e saj, Ambasada Gjermane në Tiranë.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco