Mirditë, bashkia drejt krijimit të qendrave ditore për të moshuarit dhe gratë e dhunuara

Mirditë, bashkia drejt krijimit të qendrave ditore për të moshuarit dhe gratë e dhunuara

09:52, 17/06/2024
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Mirditës, Albert Mlyshi, e ka konsideruar parësor, ngritjen e qendrave ditore të kujdesit për të moshuarit në këtë bashki si kategoria më e prekshme, por gjithashtu, edhe të një qendre për gratë që kanë rënë viktima të dhunës në familje.

I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV. Z. Mlyshi, për këtë çështje tha:

“Në Mirditë në fakt është problem për shërbimet që duhet t’u afrohen të moshuarve, për shkaqe që tashmë i dimë, sidomos emigracioni.

Kjo problematikë duhet ndjekur e marrë seriozisht duke marrë parasysh edhe shkaqe të tjera si mentaliteti, që i bëjnë të moshuarit vulnerabël ndaj marrjes së këtyre shërbimeve. Përgjithësisht në zona si Mirdita apo në krahina të veriut, familjet nuk parapëlqejnë ose nuk e pranojnë faktin që duhet të ndërtohet një qendër për të moshuarit si azilet e të tjera me radhë dhe kjo i nxjerr nevojën në pah pushtetit lokal që të krijojë qendra ditore.

Kështu, ne kemi nisur të organizohemi për të moshuarit, që të mund të krijojmë një qendër ditore por njëkohësisht edhe t’i evidentojmë të gjithë, sidomos ata që kanë probleme shëndetësore, në mënyrë që disa shërbime t’ua afrojmë qoftë në qendrën ditore që do të krijojmë, qoftë nëpër banesa kur e kanë të pamundur të vijnë aty.

Kjo është shtresa për të cilën ne sot jemi realisht të shqetësuar, por po ashtu edhe për nevojën për të pasur, siç e kërkon edhe ligji, edhe një qendër 72-orëshe për gratë e dhunuara. Për të dyja këto jemi në hapat e para të krijimit të këtyre qendrave."

  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco