Bakalli: Në Kanada po vjen për ambasadore një patronazhiste e PS-së

10:55, 17/06/2024
A+ Aa A-

Aktivisti i Diasporës Shqiptare, Nador Bakalli ka reaguar në lidhje me ambasadoren e re të Shqipërisë në Kanada.

Gjatë bisedës në ‘Kafe Shqeto’ me Flavio Qarrin në SYRI TV, Bakalli u shpreh se Artemis Malo, është një personazhe e cila ka mbajtur qëndrime thellësisht politike.

Sipas tij, ajo ka bërë edhe aktivitete patronazhimi me diasporën, që nuk i shkon postit të ambasadores.

‘Një zonjë që është thellësisht partiake, që vjen nga radhët e PS-së, aktualisht zv/ministre e Jashtme, ish-deputete, ka qenë e angazhuar drejtpërdrejtë edhe në patronazhim diaspore.

Kemi takime të saj të organizuar me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, në diaspore. Ne kjo na bën të ndihemi keq. Kjo sepse Kanadaja ka një përzgjedhje për njerëzish.

Edhe ne si komunitet shqiptar ka një numër pikësh që duhet të plotësohen dhe janë njerëz të zgjedhur. Edhe ne, duke ditur se ky komunitet ka një farë stature në raport me komunitete e tjera të diasporës, shpresonim të na dërgonin dikë deri diku, të paktën për sy e faqe të rezervuar.

Pra një diplomat karriere, një njeri me eksperiencë që ti përgjigjet nevojave të komunitetit. Ne na dërgojnë një njeri haptas që patronazhon për PS-në.

Kjo e ka ngacmuar komunitetin dhe prandaj unë bëra atë reagim’, u shpreh Nador Bakalli në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco