Raportimi i Dumanit/ Mentor Kikia: Seanca i ngjau një mbledhjeje të zakonshme, jo një raportimi nga kreu i SPAK

21:12, 23/05/2024
A+ Aa A-

Për të kuptuar se sa të rëndësishme janë krimet elektorale për Altin Dumanin dhe SPAK, mjafton të shihje seancën e djeshme raportuese në Komisionin e Ligjeve.

Dumani po raportonte përpara disa prej ‘peshkaqenëve’ të manipulimit zgjedhor nga Rilindja socialiste, përmendim këtu emrat: Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka, Klotilda Bushka, Fatmir Xhafaj e madje edhe Eduard Ndreca.

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka Live’ u shpreh se impresioni i parë lidhur me seancën e djeshme ishte një seancë ku politika mbajti anë, duke i ngjarë një mbledhje të zakonshme dhe jo raportim nga nana e kreut të SPAK

Deklarata e tij:

‘Padyshim që raportimi i kryeprokurorit të SPAK-ut do të duhej të ishte një ngjarje shumë e rëndësishme, sepse SPAK-u sot është  institucioni që është në krye të listës së institucioneve qoftë në menunë ditore të raportimeve mediatike të interesit publik për shkak të shumë çështjeve që janë filluar, dërguar dhe pritet të fillojë.

Padyshim ishim mësuar të shihnim raportimet klasik të prokurovë të përgjithshëm të cilët dilnin para seancës plenare dhe lexonin një raport ku kishte shifra që lexonin sa çështje janë dënuar, sa sa janë dërguar në gjykatë, sa janë mbyllur dhe kjo përbënte suksesin e institucionit.

Ndërsa raportimi i zotit Dumani ishte disi ndryshe, kjo për shkak se ai ishte dhe fizikisht pranë deputetëve sepse raportimi i tij ishte në komision dhe jo në seancë plenare por mbi të gjtiha sepse kishte një situatë politikisht  të ndezur dhe aty u bë edhe ndarja e komisionit qartësisht në raport me prokurorin, mazhoranca me ato pyetjet që ju thatë që ishin si deduksion, ndërsa deputetët e opozitës u përpoqën të rrënojnë mbi çështje që janë aktualisht në axhendën e Partisë Demokratike.

Për këtë arsye nga një raportim u shndërua në një seancë debati. Impresioni i parë që ajo seancë më krijoi ishte përtej raportimit, mesazheve apo deklaratave që Dumani bëri që për mua ishin një lloji ftesë për Kuvendin për tu përfshirë në proçesin e luftës kundër korrupsionit, impresioni i parë ishte një seancë ku politika qartësisht mbajti anë dhe seanca i ngjante një mbledhje të zakonshme dhe jo raportim nga ana e kreut të SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco