Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Grabitja me '5D', Veliaj e krahason me një copë byrek/ Shehaj: U pasurua me paratë e qytetarëve

15:54, 18/04/2024
A+ Aa A-

Deputeti i opozitës Agron Shehaj gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend u ndal në aferën korruptive ‘5D’ që po hetohet nga SPAK.

Shehaj, duke u ndalur në një audio të Erion Veliajt, tha se ai po tallet me qytetarët në lidhje me vjedhjen dhe korrupsionin e tij dhe të 9 drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.

E ndërsa vendosi audion në sallën e Kuvendit, Veliaj shprehet se "për të mos gabuar kurrë do të thotë të mos bësh asnjë punë, e shikoni edhe aty ku shërbejmë te tavolinat, në një tavolinë shërbejmë një patate, në një moment pa dashje vunë më shumë byrek dhe s’vunë mish, pra kush është në një punë edhe gabon".

“Praktikisht korrupsioni thotë Veliaj është një gabim, është si ajo patatja që në një moment bie nga pjata, dikujt i venë më shumë byrek dhe dikujt nuk i venë mish fare. Një kryetar bashkie që duhej të kishte dhënë dorëheqjen, na thotë se korrupsionin e kanë bërë pa dashje. Pra vjedhjet që janë përdorur për të blerë zgjedhjet dhe për të ndërtuar hotelet, qenkan bërë pa dashje.

Me milionat që janë vjedhur, Veliaj po ndërton një hotel në Durrës dhe kjo del nga dosja e SPAK”, tha Shehaj, duke komentuar mënyrën se si Veliaj përpiqet të interpretojë grabitjen e miliona eurove nga '5D'.

Sipas tij, hotelin me letra e ka një prej drejtorëve të Veliajt.

“Që Veliaj ka vjedhur dhe është pasuruar me paratë e qytetarëve të Tiranës ky është fakt. Është një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri dhe e konsideron veten të paprekshëm nga drejtësia”, tha Shehaj.

Ai tha se Veliaj ka shkuar më tej se pushtetarët që kanë vjedhur, ai jo vetëm ka vjedhur, por edhe tallet me qytetarët, tallet me të gjithë ne.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco