Hetimet/ Këlliçi ngre alarmin: Ta lejosh ende në zyrë Erion Veliajn, akti kriminal nga prokurorët e SPAK

18:16, 01/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka folur për qëndrimin prej 8 orësh në SPAK të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj,në lidhje me aferën e inceneratorit fantazëm.

Këlliçi ka theksuar se qëndrimi në detyrë i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i jep mundësinë atij që të zhdukë dokumentat në institucionet e varësisë dhe të zhdukë dokumenta në protokoll dhe të zhdukë informacione që janë të vlefshme për hetimin.

‘Që ta lësh akoma në detyrë Erion Velinë ende në zyrë është një akt kriminal që po kryhet në këto momente nga prokurorët e SPAK’, u shpreh Këlliçi.

Këlliçi: Është thirrur në SPAK me 4 vite vonesë dhe shumë vonë. Ajo që mua më shqetëson, në 2022 u mbajt komisioni hetimor për inceneratorët dhe rreth 70% e institucioneve të shtetit bashkë me Bashkinë e Tiranës, kanë refuzuar të na kthejnë përgjigje. Pra Kuvendit të Shqipërisë, deputetëve të opozitës, që e kanë detyrim të na kthenin përgjigje, refuzonin. Kanë kaluar 2 vite dhe ende që ne flasim Erion Veliaj lejohet të qëndrojë në zyrë ne kryetarit të bashkisë duke i dhënë mundësinë të zhdukë dokumenta në institucionet e varësisë dhe të zhdukë dokumenta në protokoll dhe të zhdukë informacione që janë të vlefshme për hetimin.

Që ta lësh akoma në detyrë Erion Velinë ende në zyrë është një akt kriminal që po kryhet në këto momente nga prokurorët e SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco