Shtyhet sërish seanca ndaj Salianjit, shkak vizita e këtij të fundit jashtë vendit

Shtyhet sërish seanca ndaj Salianjit, shkak vizita e këtij të fundit jashtë vendit

11:24, 22/05/2024
A+ Aa A-

Është shtyrë për në datën 12 qershor seanca ndaj Ervin Salianjit. Shkak është bërë mungesa e vetë Salianjit në këtë seancë për shkak të një vizite jashtë vendit.

Në Apel deputeti Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi.

Sipas Gjykatës së Tiranës, ish-deputeti Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco