I josh për një mandat të dytë/ Dumani amniston krimet elektorale

I josh për një mandat të dytë/ Dumani amniston krimet elektorale

11:41, 22/05/2024
A+ Aa A-

Për të kuptuar se sa të rëndësishme janë krimet elektorale për Altin Dumanin dhe SPAK, mjafton të shihje seancën e sotme raportuese në Komisionin e Ligjeve.

Vetëm kur një këshilltar i tij u kujtua se duhej të flitej për krimet zgjedhore, Dumani tha shkurt një fjali të thatë.

Kulmi i ironisë ishte se Dumani po raportonte përpara disa prej ‘peshkaqenëve’ të manipulimit zgjedhor nga Rilindja socialiste.

Përpara tij ishin Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka, Klotilda Bushka, Fatmir Xhafaj e madje edhe Eduard Ndreca.

Por edhe relatori i kësaj seance, Pandeli Majko, që nuk i ndali lëvdatat për Dumanin, ka një dosje të rëndë të krimit elektoral.

Edhe pse ishte në konflikt interesi, Majko hapi seancën me disa pyetje mikluese për Dumanin.

Pikërisht qëllimi ishte që Dumani të tregonte se është duke kërkuar një mandat të dytë në krye të SPAK.

Ai shpalli amnistinë elektorale kur tha se në janar do të nisë strategjia për zgjedhjet e ardhshme.

Dukej qartë se i gjithë halli i Dumanit ishte te mandati i tij.

Duke shpallur amnistinë e krimeve elektorale, Dumani i joshi sërish socialistët dhe Edi Ramën për të marrë një mandat tjetër, pasi duket se amerikanë nuk ia sigurojnë më atë.

Kjo për shkak se ata janë të zhgënjyer me të.

Mjafton vetëm fakti se një ditë më parë, një sondazh i sponsorizuar nga amerikanët, tregoi se 80 përqind e shqiptarëve e konsiderojnë korrupsionin si shumë të përhapur, si asnjëherë më parë.

Ndërkohë që vetë Dumani tentoi të fliste sot për pandëshkueshmërinë, ka vetëm një fakt që e rrëzon të gjithë këtë propagandë: përhapja e krimit dhe abuzimeve në nivelet më të larta në mënyrë të frikshme këto vite që ai ka pasur drejtimin e SPAK.

Dhe Dumani e di më mirë se të gjithë se ka vetëm një mënyrë për të marrë leje për të bërë çfarë të duash në këtë vend.

Mjafton të tolerosh krimet zgjedhore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco