Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në fyerje dhe sulme ndaj qytetareve shqiptarë që kërkojnë dorëheqjen e tij, duke I cilësuar si fashistë dhe hajvanë. Ndërsa deklaroi se nuk do të tërhiqet Rama i krahasoi protestuesit me nazistët dhe ekstremistët e Agimit të Artë.
Syri tv
Ndërsa prej dy javesh qytetarët shqiptarë po protestojnë masivisht duke kërkuar dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama, jo vetëm që nuk ka në plan të tërhiqet po ka shpërthyer në sulme dhe ofendime ndaj protestuesve. Rama i ka cilësuar si fashistë, mijëra të rinj, që kërkojnë largimin e tij nga zyra, duke e akuzuar për pazare korruptive dhe shitje të vendit, për interesa personale. Në podcastin e tij, flasim, Rama sulmoi ashpër qytetarët shqiptare, duke I krahasuar me fashistët, nazistët e madje me ekstremistët e agimit të artë në Greqi.
Madje kryeministri, u përpoq ti faturonte protestave edhe dështimin e turizmit, megjithëse që në vitin e shkuar turizmi ishte në rënie të madhe.
Deklaratat e Edi Ramës vijnë në një kohë kur prej 15 ditësh, shqiptarët po marshojnë duke kërkuar, largimin e tij nga zyra, në një revoltë masive, që për nga intensiteti dhe pjesëmarrja cilësohet si më e madhja, që prej rënies së komunizmit në Shqipëri.
© SYRI.net