Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar në "Facebook" një fragment të fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit, ku ai rradhit dëmet që i janë shkaktuar shqiptarëve nga qeverisja aktuale.
Shpopullimi, korrupsioni, varfëria dhe ligjet që sipas tij bien kundër me vlerat dhe me kornizat e familjes shqiptare, ishin disa prej akuza që Blushi listoi në Kuvend.
Sipas tij, Shqipëria është e shqiptarëve dhe bëri thirrje që kjo qeveri të rrëzohet sa më parë.
© SYRI.net