Shënim
Kur organizata e njohur ndërkombëtare V-Dem e kategorizoi Shqipërinë e Edi Ramës si autokraci elektorale, zor se do e kishin besuar se çfarë do ndodhte në sheshet dhe rrugët e Tiranës, por edhe Shqipërisë dhe diasporës pak muaj më vonë.
Natyrisht ka shumë institucione dhe organizata ndërkombëtare që bëjnë renditje për vendet e planetit bazuar në indikatorët themelorë të demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Por V-Dem, jo vetëm që është më e plota në vlerësimet e saj, por edhe më e qarta në kategorizime.
Sipas tyre, vendet e botës ndahen në demokraci dhe diktatura. Tek diktaturat përfshihen diktaturat elektorale dhe diktaturat totalitare.
Shqipëria e Edi Ramës përfshihet tek diktaturat elektorale, një soj edhe më i vështirë i autokracive në botë.
Ndërsa V-Dem e rrëzoi legjitimitetin elektoral të Edi Ramës me këtë klasifikim, BE e vulosi këtë fakt me kërkesat e artikuluara për integrimin e vendit sa i përket zgjedhjeve.
Politologët thonë se legjitimiteti mund të jetë dy llojesh: legjitimitet elektoral dhe legjitimitet shoqëror.
Ndërsa legjitimiteti elektoral iu shemb Edi Ramës plotësisht në pranverë, legjitimiteti shoqëror iu shkërmoq në fillim të kësaj vere historike.
Shqiptarët panë se si mbreti doli lakuriq, se njeriu që vodhi zgjedhjet përmes një manipulimi industrial, tani po ekspozohej si njeriu që nuk ka as legjitimitet shoqëror.
Kjo gjë e ka tërbuar Edi Ramën dhe në fakt shënon fitoren më të madhe të protestës.
Ramës i ka rënë plotësisht legjitimiteti dhe e gjithë bota demokratike është dëshmitare e kësaj.
Një hajdut zgjedhjesh, një njeri i qelbur në afera korruptive, një njeri që dëboi gjysmën e shqiptarëve, tani përpiqet të trillojë konspiracione dhe fyerje ndaj duke harruar se beteja e parë e madhe është fituar tashmë.
Ekspertët thonë se protestat bëhen kaq masive dhe të qëndrueshme kur njerëzit besojnë se mund të dëgjohen, të ndikojnë ose të fitojnë.
Rama ua ka rrëzuar dy të parat protestuesve.
Tani shqiptarëve u ka mbetur vetëm një rrugë: fitorja!
© SYRI.net