Basir Çollaku: Këtu kemi një qeveri që është e mafias, nuk kemi qeveri të shqiptarëve

13:20, 14/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Basir Çollaku në një intervistë për Syri TV tregon se dosjet e dërguara nga agjencitë partnere perëndimore, sugjerojnë lidhje të thella mes krimit të organizuar dhe niveleve më të larta të qeverisë, duke e futur pushtetin politik në hartën e mafies globale.

"Këtu kemi një qeveri që është e mafias, nuk kemi qeveri të shqiptarëve' thotë ai.

Hapja e zyrës së DEA-s amerikane në Tiranë duket se tregon një mosbesim të thellë të ndërkombëtarëve ndaj Policisë së Shtetit. Përgjimet e dala nga aplikacionet e koduara si SKY ECC dhe EncroChat, me komunikime të viteve 2015-2021, kanë zbuluar bashkëpunimin e hapur mes bosëve të trafikut dhe zyrtarëve të shtetit, policisë dhe drejtësisë. Ky nivel depërtimi kriminal thuhet se ka sjellë një distancim të institucioneve të Uashingtonit dhe Brukselit ndaj qeverisë aktuale.

Pjesë nga intervista e Basir Çollakut për gazetarin Bled Marku

Natyrisht kjo është një histori që ka nisur vite më herët, por dy vitet e fundit le të themi është zyrtarizuar, jo vetëm në Shqipëri se në Shqipëri ka moton që ka ndodhur, por edhe në shumë vende të tjera partner të Shqipërisë, e Shteteve të Bashkuara, Brukselit dhe kryesisht Gjermania dhe vendet partnere që kanë sjellë dosjet e narkos në Shqipëri. Ne tashmë faktikisht jemi shndërruar në një fuqi narkotike dhe kjo është edhe arsyeja pse vëmendja ndërkombëtare, vëmendja e partnerëve është në Shqipëri, në partneritetin tashmë, po të lëshuar të mafias e cila në Shqipëri ka hedhur rrënjë ndërkombëtarisht, jo kombëtarisht. Grupet dhe bandat shqiptare, të bëra nga struktura të posaçme, apo ishin furnitorë që vinin nga Amerika Latine, nga 10 deri në 15 vende, po flasim nga çdo vend i Amerikës Latine që është në hartën e trafikut të kokainës, grupet shqiptare këtu ishin dominuar, duke qenë tashmë nënkontraktorë të lëndëve me transportin, por duke qenë në vendet e dyta në Europë për shpërndarjen dhe përfitimin e parave të paligjshme.

Këtu kemi një qeveri që është e mafias, nuk kemi qeveri të shqiptarëve, nuk kemi qeveri të dalë nga votat, kemi qeveri të dalë nga kokaina, heroina, pastrimi i parave, kriptomonedha, call center të paligjshme.

 Pra, kemi një ekzekutiv mafioz që është i prodhuar pikërisht nga këto grupe kriminale të cilët janë aksionerë, kanë njerëzit e tyre, kanë ministrat e tyre, kanë deputetët e tyre, kanë kryebashkiakët e tyre.

Pra, jemi në këtë hartë të zezë, në një krye të rënditjes. Dhe kemi marrë këtu vëmendjen edhe në partneritetin me Shtetet e Bashkuara, sidomos në vitin e fundit, në mënyrë të përsëritur rreth 30 herë, përfaqësues të Ambasadës, Departamentit të Shtetit, zyrtarë të lartë amerikanë që kanë vizituar Shqipërinë apo edhe kur kanë folur për Shqipërinë, fjalia e parë, faktikisht do thënë, ka qenë: luftë ndaj krimit të organizuar, narko-kartelet, pastrimit të parave dhe bandave të trafikut të drogës.

Të shndërrohet në një prioritet në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe ata kanë theksuar tashmë që këtë luftë ne nuk e bëjmë dot as vetëm po ne duhet ta bëjmë bashkë dhe faktikisht po e bëjmë bashkë. Kjo tregon që ka pikëpyetje dhe pyetje të cilat duhet të marrin përgjigje serioze nga institucionet tona së pari. Ne qenkemi shndërruar shumë me sipërmarrje, biznesi dhe krimi i organizuar ka zaptuar ekonominë, pra kemi kriminalizuar ekonominë dhe kemi politizuar krimin. Por si ka ndodhur kjo? A ka ardhur vetvetiu? Ka ardhur nga rreshjet? Ka ardhur nga moti? Ajo çfarë ka bërë vaki në Shqipëri dhe përgjegjësia së pari është e shqiptarëve dhe më tej ndonëse tashmë mafia ndërkombëtare ka rritur peshën e saj në vendin tonë, por... si hyri kjo mafia këtu? Si u lejua? Si e rriti territorin e saj? Si hyri në zyrat publike, si hyri në zyrat shtetërore? Si hyri në parlament? Si hyri në zyrat e drejtësisë? Se nuk po gjej dot një zyrë ku ajo nuk ka mbërritur. Atëherë, a kemi ne një qeveri? Teorikisht po. Dhe kush është në krye të saj? A kemi ne një pastrim parash qindra miliarda euro apo miliarda dollarë? Natyrisht që po. Dhe ky nuk është më as iluzion as teori, është realitet i keq. Kush ka lejuar këtë?

Edhe në referencat e dosjeve të fundit, jo vetëm dy ditëve dhe të muajit të parshëm, por le të themi një vjeçare, dy vjeçare, më saktësisht nga 2020-ta kur produktet e SKY Encro sollën një hartë tjetër kriminale për përfshirjen politike, shtetërore, institucionale të shqiptarëve në botën e krimit të organizuar, atëherë ne kemi një kryeministër. Kemi një kryeministër që quhet Edi Rama. Kemi këtë individ i cili e ka lejuar, është fort taksuar me ta. Ka firmosur resorte, kulla, investime strategjike, jo strategjike, duke e bërë Shqipërinë, le të themi, një target kokaine ku mund të çosh çdo gjë
Brukseli dhe Uashingtoni nuk e konsiderojnë partner Edi Ramën. Nuk e konsiderojnë partnere qeverinë shqiptare. Raporti i Barret, pra raporti i zi që u mor si rezultat i bardhë gjeopolitik, e tregon më së miri këtë, duke e nisur nga rasti ekstrem i ish-zëvendëskryeministrit, i cili duhet të ishte në arrest, duhet të ishte me mandat të hequr, duhet të ishte një imunitet të rrëzuar nga parlamenti

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco