Zuska flet për nder!

Zuska flet për nder!

14:25, 14/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili/

Rama guxon dhe i quan protestuesit hajvanë dhe fashistë!

Rama që është sjellë si nazist me çdo protestë dhe e ka shtypur me dhunë, me gaz, me bomba uji, me spraj me piper, me naziskinë pa uniformë dhe me xhupa të zinj, ka surrat dhe quan fashistë dhjetëra mijëra protestues të mrekullueshëm paqësor, por shumë shumë të vendosur.

Por populli me të gjithë të drejtën e zotit dhe të fakteve skandaloze është i bindur se kryehajvani, kryetradhëtari, kryedallaveraxhiu dhe kryekusari është ai.

Ramës i duken të mirë vetëm ajo tufa e patronazhistëve të qelbur, që i mblodhi me kërcënime pardje dhe ju mbajti fjalimin e tij psikopatik.

Dhe faktet ju japin të drejtë vetëm protestuesve.

Protestuesve që tashmë janë kthyer në një shembull botëror frymëzimi, për këdo që nuk pranon kryeministrat maskarenj dhe dallaveraxhinj që ti qeverisin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco