Prej dy javësh mijëra shqiptarë po protestojnë masivisht nën dritaren e kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar dorëheqjen. E jo vetëm Tirana po zien. Edhe qytete të tjera të vendit, kryeqytete e qytete kryesore të Europës dhe Amerikës, aty ku ka diasporë shqiptare vijnë thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen’
Kryeministri i gjendur nën presion si kurrë më parë vijon të shpërthejë në sulme e ofendime ndaj protestuesve duke i etiketuar si fashistë, nazistë e madje ekstremistë të Agimit të Artë në Greqi mijëra të rinj, që kërkojnë largimin e tij nga zyra, duke e akuzuar për pazare korruptive dhe shitje të vendit, për interesa personale.
Por protesta paqësore dhe qytetare e ‘revolucionit të flamingove’ ka mbështetjen e mijëra e mijëra qytetarëve të cilët të revoltuar nga qëndrimet dhe sjellja e Ramës i kërkojnë dorëheqjen dhe të hapë krahun. E këta qytetarë sa vijnë e mundin dhe patronazhistët dhe komentuesit fake të cilët janë urdhëruar të komentojnë poshtë videove të Ramës.
© SYRI.net