'Unaza e Burrelit shembi edhe besimin e qytetarëve'/ Vata: Në çdo vend normal do të hapej hetim, jo tender i ri

'Unaza e Burrelit shembi edhe besimin e qytetarëve'/ Vata: Në çdo vend normal do të hapej hetim, jo tender i ri

16:34, 14/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja Denisa Vata ka reaguar në lidhje me  shembjen e segmentit të Unazës së Burrelit, duke kërkuar ndërhyrjen e SPAK-ut për të hetuar rrethanat dhe përgjegjësitë që lidhen me këtë investim publik.

“SPAK-u! Në çdo vend normal kjo ngjarje do të hapte një hetim. Në Shqipëri po hapet një tender,” – shprehet Vata në reagimin e saj.

Sipas deputetes, Unaza e Burrelit nuk shembi vetëm beton dhe asfalt, por edhe besimin e qytetarëve se në këtë vend ka llogaridhënie për investimet e financuara me paratë publike.

Projekti kushtoi rreth 1.3 milion euro për t’u ndërtuar, ndërsa u dëmtua pa u inauguruar ende, por tashmë po flitet për shpenzimin e një shume pothuajse të ngjashme për riparimin e saj.

Vata kërkon një hetim të plotë dhe transparent, duke theksuar se çdo dështim me pasoja për financat publike duhet të shoqërohet me përgjegjësi ligjore dhe institucionale.

Postimi i plotë:

SPAK-u!

Në çdo vend normal kjo do të hapte një hetim. Në Shqipëri hapet një tender.

Unaza e Burrelit nuk shembi vetëm beton dhe asfalt. Shembi besimin se në këtë vend dikush jep llogari kur dështojnë investimet e paguara me paratë e qytetarëve.

Unaza e Burrelit kushtoi rreth 1.3 milion euro për t’u ndërtuar. U shemb pa u inauguruar ende. Sot po flitet për shuma pothuajse të ngjashme për ta riparuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco