Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

‘Rama jepe dorëheqjen’/ Shqipëria në këmbë, qytetarët në protestë për të 15-tën ditë me radhë

‘Rama jepe dorëheqjen’/ Shqipëria në këmbë, qytetarët në protestë për të 15-tën ditë me radhë

17:32, 14/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për të 15-tën ditë radhazi, qytetarët shqiptarë pritet të dalin sërish në protestë, duke vijuar thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pas tubimeve masive të ditëve të fundit në Tiranë, sipas burimeve pritet një pjesëmarrje e lartë edhe gjatë kësaj të diele, ndërsa protesta pritet të shtrihet në disa qytete të mëdha të vendit.

Sipas njoftimeve të bëra nga grupet qytetare dhe mbështetësit e protestës, manifestime pritet të zhvillohen jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete si Durrësi, Shkodra, Elbasani, Fieri dhe Vlora. Qytetarët kanë deklaruar se do të vazhdojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesave të tyre, ndërsa slogani “Rama jepe dorëheqjen” vijon të dominojë në çdo tubim.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe paqësore, duke theksuar se revolta qytetare po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha brenda dhe jashtë Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco