Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

'O Erion, o legen, prite Ramën...'/ Shqiptarët në Parma, Pisa e Genova sërish në protestë, thirrje për dorëheqje

'O Erion, o legen, prite Ramën...'/ Shqiptarët në Parma, Pisa e Genova sërish në protestë, thirrje për dorëheqje

18:31, 14/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vala e protestave qytetare ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, duke u shtrirë fuqishëm edhe në radhët e diasporës.

Së fundmi, pamjet ekskluzive të mbërritura nga qytetet italiane si Parma, Pisa e Genova tregojnë një organizim masiv dhe revoltë të thellë nga ana e qytetarëve shqiptarë që jetojnë atje, të cilët janë ngritur në solidaritet të plotë me zhvillimet në atdhe.

Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt në SYRI TV, të cilat janë mundësuar nga vetë qytetarët përmes lidhjeve me telefona celularë, dëshmojnë për një pjesëmarrje të lartë në sheshe dhe rrugë.

Turma e irrituar ka lëshuar thirrje të ashpra e masive në kor drejtuar Ramës e qeverisë.

Me parulla që kumbojnë fort si "O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen" dhe "Edi Rama o legen, prite turmën se po vjen", protestuesit kanë bërë të qartë mesazhin e tyre.

Qytetarët në Parma kanë kërkuar njëzëri edhe vënien para drejtësisë të qeverisë, ku hirrjet janë shoqëruar edhe me sllogane të njohura si "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve", duke evidentuar ndjeshmërinë e lartë patriotike në këtë moment delikat.

Kjo pjesëmarrje shton akoma më shumë presionin ndaj qeverisë, duke treguar se pakënaqësia qytetare po dëgjohet zëshëm edhe jashtë kufijve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco