Lajmi i fundit

Rama po braktiset nga të tijët/ Deputetja e PS: Nga sot e tutje jam e pavarur…

'Rama jepe dorëheqjen'/ Shqiptarët në protestë me flamuj kombëtarë në qytetet e Gjermanisë

18:21, 14/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shqiptarët e diasporës në Gjermani kanë dalë sot në protestë, duke iu bashkuar thirrjeve të qytetarëve që prej ditësh protestojnë në Shqipëri.

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet, ndërsa kanë shprehur mbështetje për protestat që po zhvillohen në vend, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Një nga tubimet është mbajtur në Këln, ku dhjetëra shqiptarë janë mbledhur për të shprehur qëndrimin e tyre lidhur me situatën politike në Shqipëri. Pjesëmarrësit kanë përcjellë mesazhe solidariteti dhe kanë bërë thirrje për ndryshim.

Një tjetër protestë është zhvilluar në Geschëister-Scholl-Platz, Munich, ku shqiptarë të diasporës janë bashkuar nën flamurin kuqezi.

Protestuesit kanë theksuar se, pavarësisht distancës nga atdheu, mbeten të angazhuar dhe të interesuar për zhvillimet në Shqipëri, duke kërkuar që zëri i qytetarëve të merret në konsideratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco