Shqiptarët nuk ndalen: Rama jep dorëheqjen! Sot pasdite thirret protesta e 15-të në Tiranë

Shqiptarët nuk ndalen: Rama jep dorëheqjen! Sot pasdite thirret protesta e 15-të në Tiranë

10:42, 14/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shqiptarët nuk do të ndalin protestat. Edhe sot në orën 18:00 është thirrur protesta e 15-të para godinës së kryeministrit Edi Rama të cilit i kërkojnë dorëheqjen.

Prej tashmë 2 javësh Tirana është nën ‘pushtetin’ e protestuesve. Mijëra  të rinj, të reja e familjarë derdhen në rrugët e kryeqytetit me thirrjen në kor "Rama jepe dorëheqjen", më pas në një marshim protestë i gjatë disa kilometra ecin nëpër rrugët kryesore të Tiranës duke kërkuar njëzëri largimin e Ramës.

Por jo vetëm Tirana, protestat janë shtrirë edhe në qytete të tjera në Shqipëri, të cilët njëzëri kërkojnë largimin e Ramës.

Protesta do vijojë edhe gjatë ditës së sotme në orën 18:00, organizimi bëhet te sheshi Skënderbej dhe më pas vijon marshimi drejt Kryeministrisë. Protesta zgjat deri në mesnatë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco