Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

VIDEO/ Ylli Manjani: Edi Rama e ka lënë në rënie të lirë Erion Veliajn, gjuha e tij si e një gomari

19:56, 01/05/2024
A+ Aa A-

Marrja në pyetje e Erion Veliajt nga SPAK dhe gjuha e tij e përdorur pasi doli nga prokuroria e posaçme, ishte në qendër të intervistës së avokatit Ylli Manjani dhënë në SYRI TV.

Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Manjani u shpreh se gjuha e Veliajt pasi doli nga SPAK tregon se Edi Rama e ka lënë në rënie të lirë.

‘Së pari, përsa i takon fjalorit që përdor zotëria, tregon se ky është një gomar institucional dhe mua më vjen keq për gomarin, por ky është gomar në kuptimin e zhargonit, kur duam të fyejmë dikë, hajvan total.

Kur thotë buxhetin e PS-së, çfarë mund ti thuash këtij veç se gomar, kur se di që buxheti i shtetit miratohet nga parlamenti, kurse ky e di që buxheti miratohet nga PS-ja dhe se SPAK është një institucion i PS-së.

Në kuptimin e gjuhës së përdorur tregon gormarllëk.

Në kuptimin e përmbajtjes ai është në një gjendje sikleti.

Ky është mësuar të flasë në publik sipas udhëzimeve që ka ndërtuar zyra e e propagandës së Ramës. Mendon Rama se çfarë duhet të thonë këta.

Kjo ka qenë qasja e derisotme.

Por tani duket se në këtë rast mesa duket Rama këtë e ka lënë në rënie të lirë, të mbrojë veten dhe të tregojë se kush është, dhe po e tregon se kush është.

Gomar që nuk di të mbrojë as veten, as të lidhë dy fjalë, është bosh.

Është fatkeqësi për Tiranën, qytetin, institucionin në tërësi që ka njerëz bosh si puna e këtij.

Tani ai po mendon me mend e veta. Këto janë mend e Erion Veliajt, tani ai është vetvetja.

Kjo është gjuha e tij dhe po e tregon për herë të parë që është i shkëputur nga zyra e propagandës së qeverisë dhe të PS-së’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco