VIDEO/ Bumçi: Bashkia është privatizuar 100% korrupsion! Veliaj guxoi sepse besoi se s’do reagonte njeri

20:13, 01/05/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi ka akuzuar Erion Veliajn se ka privatizuar Bashkinë e Tiranës nëpërmjet korrupsionit 100% me kompanitë private si në rastin e aferës 5D.

Në fjalën e tij gjatë protestës maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’ në mbështetje të liderit të demokratëve Sali Berisha, Bumçi theksoi se një korrupsion i madh flet  për gjendjen e shoqërisë, për gjendjen e qeverisë, prandaj dhe Erion Veliaj guxoi, edhe se besoi se nuk do të reagonte njeri se mediat i kishte ta kapura.

Bumçi: Në këtë rast ka ndodhur një gjë e padëgjuar. Bashkia dhe kompanitë janë një. Bashkia nuk ekziston më është privatizuar 100% korrupsion. Si guxuan Erion Veliaj dhe drejtorët e tij të bëjnë diçka të padëgjuar më parë. Ju ftoj të ndalemi këtu një moment, pse guxuan të bëjnë një korrupsion që se ka bërë askush tjetër më parë? Të dashur miq, korrupsioni i madh nuk është vetëm në numra, në numra po 130 milionë por një korrupsion i madh flet  për gjendjen e shoqërisë, për gjendjen e qeverisë, prandaj dhe Erion Veliaj guxoi. Jo nuk janë të marrë, njerëz që kanë kapur Shqipërinë prej fyti prej 11 vitesh, jo nuk janë të marrë. Nuk duhet ti nënvlerësojmë. Ata guxuan por korrupsioni flet atë se ata çfarë janë. Ai korrupsion dhe Erion Veliaj tregoi se ata besuan se nuk do të reagonte njeri se mediat i kishin ta kapura dhe këto dolën të vërteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco