‘Veliaj nën hetim’/ Basir Çollaku: Rama e ka marrë mesazhin nga SPAK, Veliaj të përjashtohet nga detyra

‘Veliaj nën hetim’/ Basir Çollaku: Rama e ka marrë mesazhin nga SPAK, Veliaj të përjashtohet nga detyra

18:38, 01/05/2024
A+ Aa A-

Për më shumë se 7 orë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u përball të martën në SPAK me prokurorët e posaçëm, të cilët vijojnë intensivisht hetimet për dosjen e incineratorit trë Tiranës, fakt ky që u pohua edhe nga vetë Veliaj në oborrin e SPAK-ut, sapo përfundoi seancën me prokurorët e këtij institucioni.

Lidhur me këtë çështje, gazetari Basir Çollaku i ftuar ditën e sotme në ‘Task Force’ me Sonila Meçon u shpreh se këtë radhe Veliaj nuk e ka më mbështetjen e medias, e atyre që i ka ushqyer me leje ndërtimi, me tendera ,me punësime dhe besoj se edhe prokuroria do ja japë publikut këtë shpjegim.

Basir Çollaku:

‘Edhe Erion Veliaj edhe Edi Rama janë prodhime të forta mediatike duke ushqyer dhe kontrolluar median në 99% të asaj që funksionon sot në Shqipëri dhe kjo ka bërë që të mos dalin një pafundësi punësh që kanë kryer bashkarisht.

Të mësuar për të vjedhur, shitur e bërë kronika dhe histori, ‘thembra e akilit’ e kësaj historie është se mediat po e thonë atë që ka ndodhur sepse janë institucionet e tjera që po e japin ngjarjen.

Këtu Erioni nuk mund ta ketë më mbështetjen e medias, edhe atyre që i ka ushqyer me leje ndërtimi, me tendera me punësime dhe besoj se edhe prokuroria do ja japë publikut këtë shpjegim.

Një arsye tjetër kur dëgjoj Veliajn teksa ju thotë kolegë atyre të SPAK-ut, unë nuk mendoj se e ka krejt komike apo dalldisje, pasi nuk është i pakët numri i atyre që janë nën buronë e hetimit të cilët kanë pasur të afërm dhe familjarë të tyre në  bashkinë e Tiranës në postet drejtuese.

Ai po ju dërgon mesazh edhe një herë këtyre njerëzve që unë jam komik, edhe unë kam hetuar për ju dhe kam dosje, dosje qokash, privilegjesh, shtëpiash, biznesëesh dhe është një tezë që ai po jua kujton këtyre koleksive të përbashkëta.

Pra si SPAK si Veliaj kanë një xhaketë të përbashkët, që tani do të ndahet se kush do e veshë, prokuroria e posaçme apo Veliaj sepse nuk mund të mbështesësh edhe të akuzuarin edhe akuzuesin.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco