Lajmi i fundit

Vula dhe logo e PD/ Gjykata tërhiqet për vendim përfundimtar

SYRI TV/ Berisha: Skrapi i partisë ka në dosje dy shkresa të saj për Erion Veliajn, por vepron si mercenar

22:46, 15/05/2024
A+ Aa A-

 

Kryetari i Partisë Demokratike, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën para bashkisë së Tiranës, duke theksuar se e marta duhet të jetë dita e fundit në zyrë, e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Berisha e cilësoi si hipokrizi, thirrjen në SPAK, të Belinda Balluku duke thënë se SPAK, disponon shkresat e zv.kryeministres që impikojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës.  

SYRI TV

Kryetari I Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje  qytetarëve t'i bashkohen kauzës së opozitës duke thënë se kjo është një beteje për shpetimin e  kombit. Në ditën e  135 të qëndresës së demokratëve në mbështetje të tij, lideri I opozitës ftoi qytetarët të protestojnë ditën e martë, para bashkisë së Tiranës, për të larguar nga zyra e kryebashkiakun Erion veliaj.

Kreu demokrat, komentoi edhe thirrjen e zv.kryeministres Belinda Balluku në SPAK për aferën e inceneratorëve, duke e cilësuar si një hipokrizi të  strukturës së posaccme anti korrupsion, që po mundohet të amnistojë, kryebashkiakun Erion Veliaj. 

Lideri demokrat akuzoi  kryeministrin Edi Rama se ka larguar shqiptarët nga vendi dhe për interesa personale ka dëmtuar  marrëdheniet e Shqipërisë me vendet fqinje. 

Berisha theksoi se mosbindja civile, ngelet e vetmja rruge deri ne fitoren e opozitës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco