Mitsotakis takon eurodeputetët fitues, Fredi Beleri futet live nga burgu i Fierit

Mitsotakis takon eurodeputetët fitues, Fredi Beleri futet live nga burgu i Fierit

10:51, 11/06/2024
A+ Aa A-

Ditën e sotme, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka takuar në zyrën e tij eurodeputetët që do përfaqësojnë Demokracinë e Re në Parlamentin Europian.

Pesë prej tyre ishin të pranishëm, ndërsa dy të tjerë, mes tyre edhe Fredi Beleri, i cili është në burgun e Fierit, kanë marrë pjesë me telekonferencë.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Shtetit Akis Skertos, zv.ministrja e Punëve të Jashtme, Alexandra Papadopoulou dhe sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian, Tasos Hatzivasiliou. 

Fredi Beleri është zgjedhur nga grekët si anëtar i Parlamentit Europian. 

Ai u rendit i katërti mes të votuarve si kandidat në zgjedhjet helene dhe bëhet një prej 21 eurodeputetëve grekë në PE dhe një prej 7 të zgjedhurve nga sigla e Demokracia e Re të Mitsotakis.

Vetë Beleri e ka konsideruar një triumf të demokracisë, ndërsa në Himarë ka nisur festa mes mbështetësve të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco