Kaso në gjyq: Asnjë kryetar nuk e pengon dot mbledhjen e Kuvendit

Kaso në gjyq: Asnjë kryetar nuk e pengon dot mbledhjen e Kuvendit

12:37, 11/06/2024
A+ Aa A-

Gjatë parashtrimit të akteve dhe pretendimeve në gjyqin për vulën dhe logon, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka deklaruar në sallën e gjyqit se, asnjë kryetar nuk e pengon dot mbledhjen e kuvendit kombëtar.

Në këtë mënyrë Kaso, u është përgjigjur edhe pretendimeve të përfaqësuesve të Lulzim Bashës në këtë gjyq.

‘Anëtarësia shpreh vullnet dhe ndërton organet në parti. Ankuesi thotë se po s’deshi kryetari i partisë, nuk ndodh asgjë.

Sipas statutit, 1/4 e mbledh Kuvendin, ky mekanizëm është përdorur për të mbledhur Kuvendin. Edhe në bazë të statutit të vitit 2018, me kërkesë e 1/4 të delegatëve mblidhet Kuvendi.

Në bazë të statutit, asnjë kryetar nuk pengon dot mbledhjen e Kuvendit, si organi më i lartë vendimmarrës.

Ankuesi thotë që Zhukri ka gjykuar pa dosje. Ne procesverbalin e seancës së Zhukrit, thuhet se u administrua praktika e dosjes së Partisë Demokratike dhe te gjitha dokumentet.

Ankuesi s’ka qenë në shqyrtim. Të gjitha provat shkresore tregojnë të kundërtën e asaj që pretendon ankuesi.

Kërkojmë mospranimin e bërë nga deputeti Enkelejd Alibeajt dhe lënien në fuqi të vendimit të Agron Zhukrit’, është shprehur Ivi Kaso në seancën e gjyqit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco