Përjashtimi i Alibeajt nga gjyqi për 'vulën', trupa gjykuese do të shprehet në fund të shqyrtimit

Përjashtimi i Alibeajt nga gjyqi për 'vulën', trupa gjykuese do të shprehet në fund të shqyrtimit

11:02, 11/06/2024
A+ Aa A-

Trupa gjykuese e Gjykatës Apelit, në çështjen e gjyqit të vulës së PD, është tërhequr për vendim të ndërmjetëm.

Sipas asaj që raporton gazetari Ermal Rizaj, trupa është tërhequr në Dhomën e e Këshillimit për të marrë vendimin për kërkesën paraprake të përfaqësuesit ligjor të PD-së,     Ivi Kaso.

Kaso kërkoi që Enkelejd Alibeaj të mos ishte palë në proces.

‘Ankimimi është firmosur nga një palë që nuk ka qenë palë në proces. Vetë pala është e paqartë në cilat pozita e ka bërë ankimimin’, tha Kaso në seancë.

Sipas gazetarit Rizaj, trupa gjyqësore ka vendosur që për këtë kërkesë të shprehet në fund të shqyrtimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco