Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Erion Dasho: Lëvizja ‘Mjaft’ u krijua nga Erion Veliaj me financimin e Sorosit

16:53, 01/05/2024
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u paraqit dje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Veliaj u thirr nga SPAK, edhe pse deklaroi se e kishte kërkuar vetë takimin.

Por, Veliaj doli nga SPAK me “duar në xhepa” jo ashtu sikurse opinioni publik priste, duke marrë në konsideratë akuzat për inceneratorin e Tiranës dhe dosjen “5D”.

Nga studioja e edicionit të orës 16:00, mjeku Erion Dasho në një intervistë për ‘Syri Televizion’ u shpreh se lëvizja ‘Mjaft’ u krijua nga Erion Veliaj me mbështetjen e Sorosit, duke krijuar shumë dyshime se si një i ri i aso-kohe, nisi një fushatë promocionale qindra dollarëshe.

Erion Dasho:

"Në radhë të parë e shkruajta statusin sot në rrjete sociale, dhe falenderoj ‘Syri.net’ që e publikoj, pasi ky status ju shërben të rinjve që janë pjesa më e influencueshme nga rrjtete sociale për të cilat tashmë  është e njohur partia që qeveri nëpërmjet rrjeteve soaciale ata arrijnë të influecojnë opinionin publik.

Për këtë arsye, të rinjtë nuk kanë se si ta dijnë se çfarë ka ndodhur rreth 20 vite më parë duhet ta njohin përmes statusve të atyre që e kanë jetuar atë periudhë dhe e kanë parë se si janë zhviluar ngjarjet në atë kohë.

Mbaj mend që Veliaj në atë kohë u katakultua nga një person i panjohur, nga një person i cili vinte si shumë të tjerë nga studime ende të papërfunduara.

Ka pasur shumë persona që e njohin botën akademike dhe pretendojnë se Veliaj nuk i përfundoi kurrë studimet në SHBA.

Pra, një i ri i asaj kohe papritur nis një fushatë promocionale prej disa qindra dollarësh, fushata për krijimin e lëvizjes ‘Mjaft’, ku ka pasur fletëpalosje, postera dhe mënyra se si u zgjodh krijoi një suspancë në opinion publik.

Pra të gjithë shihnin atë dorën e kuqe dhe thonin se çfarë do të ndodhë, dhe ndodhi lançimi i lëvizjes ‘Mjaft’ u pati financime të mëdha, me donator të mëdhenj si ‘Soros’.

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco