Abilekaj: Rama përgjegjës për aferën e vëllait të tij. E ka ditur dhe përdori pushtetin për ta fshehur

21:45, 28/03/2024
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj tha se kryeministri Rama është ka qënë në dijeni të përfshirjes së vëllait të tij, Olsi Rama në trafikun e kokainës me dosjen ‘Xibrraku’.

I ftuar në “Çim Peka Live” Abilekaj u shpreh se Rama ka përdorur pushtetin e tij për të shrembëruar të vërtetën ndaj hetimit.

“Sot doli Gazment Bardhi në një konferencë shtypi dhe mediat kryesore kombëtare nuk e dhanë fare lajmin. Sikur nuk ekzistonte. Denoncimi i Bardhit sot nuk u transmetua në media kombëtare. Kjo është një tjetër gjurmë që tregon se kush është i interesuar dhe kush goditet. Nëse ai nuk do të kishte asnjë lidhje dhe përgjegjësi do ta lindte ngjarjen të zhvillohej ashtu siç ishte deri sa të dilte e vërteta.

Nisur nga të gjitha këto ne dalim në konkluzionin që Edi Rama është përgjegjës në këtë angazhim të vëllait të tij dhe e ka mbështetur përderisa e ka fshehur. Kemi kryeministër një njeri që është munduar që këtë dosje ta shkatërrojë, që ka përdorur pushtetin e vet kundër drejtësisë që të shmang të vërtetën ndaj hetimit“ u shpreh Abilekaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco