2 sekretarë të rinj në Partinë e Lirisë, Meta: Pensionistët dhe sporti, prioritete

2 sekretarë të rinj në Partinë e Lirisë, Meta: Pensionistët dhe sporti, prioritete

16:09, 28/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi sot dy drejtues të rinj të Partisë së Lirisë, të zgjedhur mbrëmë nga kryesia e Partisë së Lirisë, për dy prioritete, siç tha ai, shumë të rëndësishme të PL.

Ai prezantoi Ramadan Kondin, si sekretar i PL për çështjen e pensioneve, që, u shpreh Meta, “është një prioritet madhor për Partinë e Lirisë”.

“Për këtë kemi një program shumë të qartë në të gjithë elementët e tij, për sa  takon aspektit institucional, ligjor, por dhe faturave financiare përkatëse”, tha Meta.

Meta shtoi se Kondi ka të gjithë eksperiencën, formimin, por mbi të gjitha eksperiencën, për të kontribuar dhe për të treguar lidership në këtë prioritet madhor dhe që, u shpreh ai “mendoj që është problem për çdo familje shqiptare, jo vetëm për 700 mijë pensionistë në vendin tonë”.

Së dyti, Meta prezantoi edhe Sekretarin e Partisë së Lirisë për Sportet, Adriatik Hoxha.

“Sporti është një tjetër prioritet madhor për PL”, u shpreh Meta.

“Për këtë kemi zgjedhur, një rekordmen, një kampion ende në fuqi, siç është Adriatik Hoxha.  Një kampion i jashtëzakonshëm në fushën e atletikës.

Dhe përveç eksperiencës në fushën e sportit, ka një eksperiencë të mirë në fushën e ligjeve, të cilat janë shumë të rëndësishme për t’u parë, në përputhje me politikat tona për sportet”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco