VIDEO/ Gjokutaj: Çështja ndaj Berishës e stisur, Himara faqja e zezë me trajtimin e pronave

17:40, 27/03/2024
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj tha në emisionin Task Force në Syri TV, ku është diskutuar mbi arrestimin e Jorgo Goros, se nuk ka asnjë lidhje mes çështjes së stisur ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, dhe asaj që ka ndodhur me tokat dhe pronat e Himarës.

Gjokutaj tha se të krahasime të tilla janë produkt i mendjeve diabolike dhe hajdute.

“ Jo nuk kemi rast të ngjashëm, as në segment as në formulë”, tha Gjokutaj.

Sipas tij, çështja ndaj zotit Berisha është e stisur.

“Procedura e ndjekur nga zoti Berisha është plotësisht e ligjshme dhe prona i kthehet pronarëve realë, dhe kjo procedurë ka ndodhur në qindra raste. Por për qëllime politike, kjo procedurë e ligjshme synohet të trajtohet si aferë korruptive. Edi Rama ka dhënë lejen e ndërtimit, duke kthyer në truall ndërtimi një kompleks sportive.

Rasti i tokave në Himarë është faqja më e zezë e trajtimit të pronave në ballkan. Ligji për investimet strategjike ka disa kritere, ku përfshihen investitorë të huaj dhe shqiptarë, ndërkohë që sot kemi vetëm shqiptarë. Himara është konceptuar si një tortë, që ndahen nga Edi Rama.

Zoti Goro ka përgjegjësinë e tij, por edhe me pranga në duar vazhdon të bëjë propagandën e PS-së, mbajti pushtetin pa vota dhe hedh fajin te Beleri.

Rama synon të kontrollojë sërisht Himarën përmes caktimit të një prej të tijëve. Rama po realizon skenarin e tij përmes instrumenteve.

Goro po të ishte i larë në këtë histori mund të bënte edhe kallëzim penal, por ai ka qenë në dijeni të asaj që po ndodhte”, tha Gjokutaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco