SYRI TV/ Vula e PD, Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Shqyrtoni me përparësi dhe paanësi çështjen

15:15, 27/03/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari I Kuvendit dhe Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj I ka kërkuar Gjykatës së Apelit që të trajtojë me përparësi dhe paanësi çështje për vulën dhe logon e PD-së. Gjekmarkaj teksa denoncon zvarritjen e kësaj çështje në dyert e gjykatave për më shumë se 2 vite, deklaron se gjykata duhet të japë drejtësi dhe mos të sillet si palë politike.

Prej shumë kohesh një sagë e pandershme luhet mbi fatin e Partisë Demokratike, partisë më të madhe të opozitës, në dyer gjykatash e cila si një “patate e  nxehtë” kalon sa në një nivel tjetër gjykimi duke mos e ndarë ligjërisht atë që është e qartë në gjithçka e për gjithkënd.  Gjykatat kanë detyrën e shenjtë e të vështirë të japin drejtësi. Me këtë vetë dije PD ka votuar Reformën në Drejtësi dhe ka mbështetur drejtësinë e re. Drejtësia  nuk mundet e nuk duhet të sillet si palë politike. Ajo duhet të jetë e baraslarguar njësoj nga të gjithë. Mënyra se si është trajtuar çështja e ‘vules’ se PD-së i ka shndërruar në perceptim organet e drejtësisë  për një kohe të gjatë në aleate të pushtetit të Edi Rames. 

Më tej Gjekmarkaj bën me dije se kjo çështje nuk mund të zvarritet më për t’i shërbyer pushtetit, pasi opozita është jetike për  vendin.

Fati i Opozitës lidhet drejtpërdrejt me fatin e Shqipërisë, me jetën demokratike në vend, me zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit, me parimet universale të një demokracie liberale e funksionale. Kjo çështje nuk mund të zvarritet dhe nuk mund të manipulohet sepse do të ishte një atentat i mirëfilltë, një puç konstitucional në jetën politike të vendit, një prishje e rregullave demokratike të lojës, ndërhyrje në garën politike në favor të pushtetit, duke denatyruar thelbin e sistemit dhe duke minuar jetën institucionale në vend. Sot ju gjyqtarët nderuar mund të kontribuoni që demokracia shqiptare të mos merret zvarre, duke u ngritur në lartësinë e misionit fisnik që kryeni, pa u bërë palë me armiqtë e opozitarizmit.

Agron Gjekmarkaj shton faktin se aty ku është anëtarësia aty është sigla që e formojnë  dhe përkufizojnë atë, si dhe deklaron se vjedhja e legalitetit të Opozites do të ishte atentati më i madh ndaj demokracisë shqiptare.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco