Sekretari i OMONIA-s: Tavo-Klosi, pazare për Himarën. SPAK vepron me regji të Ramës

Sekretari i OMONIA-s: Tavo-Klosi, pazare për Himarën. SPAK vepron me regji të Ramës

22:03, 26/03/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Omonia-s, Marin Suli, akuzon Prefektin e Vlorës, Vangjel Tavo, si dhe Blendi Klosin, Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, se po bëjnë pazare se kush do e drejtojë bashkinë e Himarës, pas arrestimit të Jorgo Goros, kryebashkiakut që ishte në detyrë.

Në një intervistë për A2 CNN, Suli u shpreh se shumë shpejt do të ketë prova që e vërtetojnë një fakt të tillë.

Ndër të tjera, Suli akuzoi edhe SPAK, duke thënë se po vepron sipas agjendës politike të kryeministrit Edi Rama.

 “SPAK është vënë në krye të agjendës politike të Ramës, që të mos i krijojë asnjë siklet politik. Tavo nuk është nga Vlora, nuk ka lidhje me minoritarët e qarkut të Vlorës, është një mish i huaj në qarkun tonë, nuk do të pranohet kurrë. Prisni se do ketë zhvillime, a mund të bëjë një mbledhje bashkie një prefekt? Po bëhet mbledhja e asamblesë së PS në Himarë dhe në tavolinë e kryeson Tavo dhe Klosi dhe janë duke bërë pazar, do shkosh ti apo do shkoj unë në vend të Jorgo Goros. Shumë shpejt do kem dhe prova fotografie”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco