FOTO EKSKLUZIVE/ Kur McGonigal fuste Duçkën e Ramës në zyrat e FBI

FOTO EKSKLUZIVE/ Kur McGonigal fuste Duçkën e Ramës në zyrat e FBI

09:40, 05/03/2024
A+ Aa A-

Në të dy fotot e mësipërme shfaqet i njëjti person: Dorian Duçka, ish-Zv.Ministri i Energjitikës, njeriu i besuar i sekreteve politike dhe financiare nëpër botë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Dorian Duçka, që paraqitet në SPAK tashmë është parë publikisht, por Dorian Duçka në zyrat e FBI, në Departamentin e Drejtësisë së SHBA, që pozon duke qeshur, është e re.

Fotografia publikohet sot ekskluzivisht nga SYRI TV, një dëshmi dhe provë më shumë e ndërmjetësimit të tij të ngushtë me agjentin e korruptuar të FBI, Charles McGonigal në emër të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. 

Dorian Duçka, që pozon duke u tallur nga FBI dhe Dorian Duçka serioz që hyn në zyrat e SPAK shihet qartë sa ndryshojnë nga njëri-tjetri, sepse ai i pari është “biznesmeni” në pozicionin e Këshilltarit të Jashtëm të Edi Ramës dhe negociatori i tij në botën e nëndheshme të bizneseve të errëta nëpër botë, përfshirë armët, i gjendur krah Ramës edhe në Ukrainë, sipërmarrësi që afron “konsulencë dhe asistencë për projektet ndërkombëtare, në çdo lloj biznesi që shoqëritë vendase dhe të huaja janë të interesuara të ndërmarrin në Shqipëri ose jashtë saj, biznese për shfrytëzimin e pasurive, nëntokësore dhe mbitokësore”- ndërsa ky i dyti në zyrat e SPAK është “Personi B” që po hetohet si i përfshirë në çështjen MCGonigal.

Me aq pak sa është grisur nga kamuflimi i biznesmenit ish-Zv.ministër i Energjitike ose i “Personit B” të dosjes McGonigal që u zhduk ca kohë në Dubai, me bizneset e tij familjare shtrirë sa në "konsultime", sa në naftë dhe import-eksport mallrash ushtarake, rezulton se Dorian Duçka ka një profil shumë më të fshehtë dhe misterioz edhe se vetë profesionisti Charles McGonigal, agjenti i kundërzbulimit në FBI.

Pak nga profili publik zyrtar i Dorian Duçkës (pa pjesën e të besuarit të Ramës në bizneset e energjisë nëpër botë)

Ish- zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë (2013-2015).
Iu bashkua sektorit privat ndërkombëtar në vitin 2015.
Ka shërbyer si Këshilltar i Jashtëm për Investimet e Kryeministrit të Shqipërisë që nga viti 2016.
Ka qenë Drejtor i Integrimit Evropian dhe Projekteve Ndërkombëtare në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë (2009-2013).
Ishte po ashtu Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit për Gazsjellësin TAP Trans Adriatic.
Ka themeluar dhe ka qenë i përfshirë në disa organizata joqeveritare shqiptare dhe ndërkombëtare si Forumi i Lirë Shqiptar, Instituti IDEA.
Është diplomuar në Universitetin e Mesdheut Lindor në Famagusta, Qipro dhe ndoqi studimet pasuniversitare në King’s College në Londër./ar/sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco