Deputeti shqiptar në Serbi/ RTS dhe 3 kanale të tjera ndërprenë transmetimin kur fliste Kurti në OKB

Deputeti shqiptar në Serbi/ RTS dhe 3 kanale të tjera ndërprenë transmetimin kur fliste Kurti në OKB

20:26, 09/02/2024
A+ Aa A-

Deputeti i vetëm shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pasi disa media në Serbi nuk transmetuan fjalimin e kryeministrit Albin Kurtit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në platformën ‘X’, Kamberi shkruan se janë katër media që kanë ndërprerë transmetimin, ndërsa ato në Kosovë e kanë transmetuar të gjithë fjalimin e presidentit serb.

‘Ndërsa Albin Kurti mbajti fjalimin e tij, RTS dhe tre kanale te tjera serbe ndërprenë transmetimin e seancës së Këshillit të Sigurimit. Ndërkohë, RTK e transmetoi të gjithë fjalimin e Vuçiqit! Tani, në cilin vend ka më shumë tolerancë’, shkruan Kamberi.

Nga zyra e zëvendës kryeministrit të Kosovës, e quajtën këtë një censurë, dhe e vunë theksin tek fakti se Aleksandër Vuçiç është i përfshirë nga paniku dhe frika.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco