Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Plagët sociale që u shkaktuan nga qeveria Rama

SHBA 'shet' Ramën/ Salianji: Besoj që SPAK do të jetë i detyruar të thërrasë Edi Ramën

22:04, 25/01/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Ervin Salianji i ftuar në Çim Peka Live, u shpreh se beson që SPAK do të jetë i detyruar të thërrasë Edi Ramën.

“Dhe në gjyq McGonigal ka thënë pas pyetjes që ka i bërë gjyqtarja, që po, unë kam ndikuar në çështjen ndaj PD-së. Pra në këtë sens, është e qartë fare se paratë të cilat vijnë nga burime korruptive” shtoi Salianji.

Unë besoj që SPAK do të jetë i detyruar të thërrasë Edi Ramën, procedimi që sot e dëgjova nga ju që është regjistruar në janar të viti 2022, është kallëzimi që ka bërë PD nëpërmjet Gazment Bardhit për këtë çështje.

Ndërkohë, ka një përgjigje të cilën e ka thënë në publik për aq sa nuk përbën sekret hetimor, që i është kthyer zotit Bardhi, ku vihet në dijeni që çështja është në hetim dhe elementë të tjerë.

Kështu që padiskutim përderisa ka një përgjigje të tillë do të thotë që është vënë në lëvizje edhe nga kallëzimi i PD.

Ajo që është politikisht për tu thënë dhe për tu rithënë, është që Edi Rama ka përdorur para korrupsioni, dhe këtë nuk ka nevojë që ne ta faktojmë në Gjykatë apo Prokurori, por ata ta mbajnë përgjegjësi për veprimin.

Por ndërkohë politikisht veprimi i Ramës i ka sjellë pasoja.

Së pari, ne shikojmë para që vijnë në mënyrë të paligjshme që nuk dihet nga vijne dhe përdoren për të goditur dretjpërdrejt opozitën.

Dhe në gjyq McGonigal ka thënë pas pyetjes që ka i bërë gjyqtarja, që  po, unë kam ndikuar në çështjen ndaj PD-së.

Pra në këtë sens, është e qartë fare se paratë të cilat vijnë nga burime korruptive, se nuk janë para të ligjshme. 

Por janë para që përdoren për të goditur kundërshtarin politik dhe për të goditur Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Këtu jemi në situatën kur është zbuluar kjo çështje, por ne nuk e dimë sa kanë avancuar çështje të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco