Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Teliti: Dil e protesto, liria dhe demokracia nuk dhurohen, ato fitohen.

Teliti: Dil e protesto, liria dhe demokracia nuk dhurohen, ato fitohen.

18:18, 10/05/2024
A+ Aa A-

Nga Dorian Teliti

Liria dhe demokracia nuk dhurohen, ato fitohen.

Qytetaria nuk tregohet vetëm me fjalë, por edhe me veprim demokratik atëherë kur lipset.

Të veprosh sot kundra padrejtësive është detyrim.

Të ngresh zërin kundra talljes dhe braktisjes është detyrim.

Të protestosh kundra gllabërimit të pronës dhe parave të taksapaguesve nga një grusht njerëzish në shkelje të plotë të ligjit dhe me procedura fiktive tenderimesh, është detyrim.

Ndihu Tiranë, protesto bashkë me ne të martën nëse ndihesh i tradhtuar, i nëpërkëmbur, i pashërbyer, i varfëruar në tryezën familjare, i falimentuar në sipërmarrjen tënde.

Tirana në protestë është sot, më shumë se kurrë, detyrim qytetar për këdo nga ne!

Protesto të martën, ora 11.00, para bashkisë Tiranë, për të drejtën tënde për  transparencë dhe dorëheqjen e Kryebashkiakut përgjegjës të Kryeqytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco