VIDEO/ Kalaja: Shpopullimi, plaga që i shkaktoi Rama Shqipërisë. Çdo vit vdes nga një qytet

VIDEO/ Kalaja: Shpopullimi, plaga që i shkaktoi Rama Shqipërisë. Çdo vit vdes nga një qytet

18:39, 10/05/2024
A+ Aa A-

Gazetari Aulon Kalaja i ftuar në Syri Digital me Bled Markun në Syri Tv foli për shpopullimin, i cili është tashmë është kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë.

Kalaja u shpreh se cdo vit largohen nga Shqipëria një numër i frikshëm qytetarësh, për të mos u kthyer më.

“Po vdes nga një qytet për çdo vit dhe me këto llogaritje që ne kemi, të paktën me të dhënat që ne kemi marrë në terren, kanë vdekur diku tek 11 qytetet në Shqipëri. Po vdesin qytete të vogla të cilat deri para pak kohësh ishin të populluara, kishin shkolla, kishin jetë aktive të qytetarëve, me koncerte, futboll etj.

Së bashku me lëvizjen Shqipëria Kundër Shpopullimit që ne kemi ndërmarrë që nga muaji tetor, marrim të dhën alarmate nga terreni.

Nuk presim më shumë se 1 milion e gjysë shqiptarë. Fakti që këta nuk publikojnë censusin mbanë erë, dhe shumë të keqe madje sepse thanë fillimisht që do ta pubikonin në shtator, pastaj në nëntor, pastaj në janar  ndërkohë tani jemi në muajin majdhe këta nuk po e publikojnë.“ tha Kalaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco