Ekzekutimi në burgun e sigurisë së lartë/ Berisha: Dëshmi se në narkoshtetin e Ramës sundon krimi

Ekzekutimi në burgun e sigurisë së lartë/ Berisha: Dëshmi se në narkoshtetin e Ramës sundon krimi

19:04, 15/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi pas lajmit tronditës se një i burgosur u ekzekutua brenda në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Berisha tha se kjo është një tjetër dëshmi se në narkoshtetin e Edi Ramës, sundon krimi.

POSTIMI I PLOTË

Krimi në timon.

Ekzekutohet në burgun e sigurisë më të lartë, në Peqin, i burgosuri Arben Lleshi.

Të dashur miq, i dënuari për jetë për vrasje Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri në burgun e sigurisë më të lartë të vendit, të burgosurin për jetë Arben Lleshi dhe plagosi të burgosurit Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja. Vrasësi mori peng edhe familjarë të të burgosurve.

Thuhet se vrasja është me porosi.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë krim të rëndë, shtoj se ngjarja e denjë për filmat horror, dëshmon qartë se në narkoshtetin e Edi Ramës gjithçka sundohet nga droga dhe krimi të cilat vendosin kudo në këtë vend, duke filluar nga zyra e kryeministrit tek qelitë e burgjeve të sigurisë më të lartë të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco