Braimllari: Sado të vonojë drejtësia, Veliaj do të përgjigjet për vjedhjen me inceneratorët

Braimllari: Sado të vonojë drejtësia, Veliaj do të përgjigjet për vjedhjen me inceneratorët

18:45, 15/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Syri Digjital me moderatorin Bled Marku për të hedhur dritë mbi faktet e vjedhjes me inceneratorët ishte, nënkryetari i PL, Endrit Braimllari.

Braimllari është shprehur se Veliaj ka nënshkruar për ngritjen e inceneratorit të Tiranës dhe se sado të vonojë drejtësia ai do të mbajë përgjegjësi.

"Kemi thënë që prej ditës së parë që përgjegjës kryesor për inceneratorine  e Tiranës e ka Veliaj.

Sado që të zgjasë në kohë ky proces do të vijë koha që ai të japë llogari për këtë procedurë që janë grabitur miliona euro nga taksat e qytetarëve. Në vitin 2017 me një shkresë merr kompetencat e këshillit bashkiak dhe kam besimin maksima se nëse do të kishte një hetim të thelluar ai do të ishte përpara drejtësisë.

Që të rritet dhe besimi i qytetarëve në sistemin e  drejtësisë duhet që Veliaj të hetohet si duhet, je se duam ne por se ai është ideatori i inceneratorit të Tiranës.

Përpjekja e organit të akuzës për të hequr nga përgjegjësia Veliajn është e kotë pasi janë faktet që nuk të lënë të bësh një gjë të tillë. Ai ka akte ku angazhohet Veliaj dhe drejtorët e tij dalin garantë që kjo procedurë të mos kalohet në këshillin bashkiak. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco