Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

KAFE SHQETO/ Nipi i vdiq në një kantier në Gjermani, Daja: Asnjë ndihme nga shteti, i kemi shkruajtur edhe Ramës...

09:50, 13/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit “KAFE SHQETO” në Syri tv ishte, Luan Cemenja, daja i Alfred Vishës 33 -vjeçari që humbi jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Gjermani.

Ai ka komentuar sjelljen e papërgjegjshme të strukturave të shtetit shqiptar që nuk kanë pasur asnjë lloj interesimi për fatin tragjik të të rinjve shqiptarë që humbin jetën duke punuar në emigracion.

Në dijeninë tuaj a janë interesuar ndoshta edhe autoritete shqiptare në Gjermani për këtë ngjarje të ndodhur, qoftë edhe ambasada shqiptare?

Në dijeninë time asnjë, asnjë, edhe për ambasadën janë bërë e-maile. Di sepse ne spitalin ku vajti nipi im ishte mbesa infermiere dhe një kushëri janë kujdesur e kanë dhënë maksimumin. Kanë shkruar ambasadës edhe kryeministrit dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje qoftë edhe ngushëllim. Asnjë.

Unë kërkova që të bëhet mediatike. Por edhe që ti ndihmoja. E kam marrë vete iniciativën që të kontribuoj për nipin tim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco