Njoftohet protestë e qytetarëve nesër në Lezhë kudër paktit Rama - Meloni

Njoftohet protestë e qytetarëve nesër në Lezhë kudër paktit Rama - Meloni

22:47, 08/11/2023
A+ Aa A-

Qytetarët e Lezhës kanë njoftuar një protestë pas vendimit të Ramës për të sjellë emigrantë nga Italia.

Qytetarët kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe nga të gjithë qytetarët e komunitetit pasi shndërrimi i Lezhës së Besëlidhjes në një Lampedusa të dytë është e papranueshme!

Njoftimi:

Të nderuar qytetarë të Lezhës, nesër është dita e marshimit për vendin tonë, qytetin ku jemi lindur e rritur!

Shndërrimi i Lezhës së Besëlidhjes në një Lampedusa të dytë është e papranueshme!

Shndërrimi i Shëngjinit në kazan emigrantësh, nuk do të lejohet!

Nesër marshojmë për të ardhmen tonë, të familjeve tona, për Lezhën!

Mos prano përdhosjen e Lezhës dhe Shqipërisë! Bashkohu nesër ne orën 15:00, në shëtitoren e Drinit, tek ish aneksi dhe MARSHO!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco