Dosjet e Metës në SPAK, gazetari: I njëjti prokuror ka të tre çështjet

Dosjet e Metës në SPAK, gazetari: I njëjti prokuror ka të tre çështjet

22:14, 08/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Romir Saraçi foli në lidhje me paraqitjen e Ilir Metës në SPAK, i cili u pyet për çështjen CEZ-DIA.

Në një intervistë për “Now” ai tha se i bën përshtypje fakti që të gjitha çështjet në SPAK për Metën janë në dorën e të njëjtit prokuror.

“Kur themi hetime, ka kallëzime penale. Ka dhe çështje të tjera për Metën, njëra është e lobimeve, tjetra është çështja e dosjeve. Ajo që më bën përshtypje është që të gjitha dosjet po trajtohet nga një prokuror i vetëm. Fakti që pas 4 vitesh Meta thirret si person që ka dijeni për çështjen, sa mund të jetë veprim i rregullt ligjor për ta marrë në pyetje, aq është dhe shqetësues që ndodh pas 4 vitesh”-tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco