Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Begaj refuzon nënshtetësinë e luftëtarit të UÇK, Zotaj: Po hakmerren se kam qenë kritik ndaj pushtetit të tyre

10:15, 03/11/2023
A+ Aa A-

Ish-luftëtari shqiptar i UÇK-së Meçan Zotaj ka shpjeguar më detajisht postimin e tij në të cilin shprehej se bashkëshortes së tij, shtetase e Kosovës, i është refuzuar nënshtetësia shqiptare nga presidenti Begaj.

Në një lidhje me Skype për Kafe Shqeto në Syri Tv, Zotaj tregon të gjitha peripecitë që ka kaluar për të plotësuar të gjitha dokumentat përkatëse, të aprovuara nga të gjitha institucionet shqiptare dhe në fund, në një pritje të verdiktit nga presidenti i Shqipërisë, nuk e morën kurrë.

Sipas tij, ky refuzim vjen në një shenjë hakmarrjeje nga zyrtarët e lartë shqiptarë, pasi prej kohësh Zotaj ka qënë jehonë kritike ndaj pushtetit të Shqipërisë dhe projektit të ‘Open Ballkan’.

“Unë jam i martuar me Luljetën prej 1 shtatorit të vitit 2000. Pas kaq vitesh u munduam që të marri Luljeta shtetësinë e Shqipërisë, diçka që i takon me ligj. Unë jam i lindur dhe rritur këtu dhe fëmijët e mi e kanë marrë shtetësinë shqiptare para se të bënin 18 vjeç, ndërsa Luljeta, e trajtuar si një shtetase e huaj, ju nënshtrua të gjitha procedurave burokratike të shtetit shqiptar.

I kemi kaluar të gjitha. Plotësuam me shumë sakrificë të gjitha kushtet e kërkuara  dhe kaluan doumentat në sistemin e-albania, u panë si të sakta nga zyrat përkatëse në në Fier, pasi aty e aplikuam, dhe kaluan në ministri. Na ka ardhur përgjigja nga policia në ministri ku i drejtohej policisë ‘jeni të obliguar që ta njoftoni palën se dokumentat janë pranuar, janë të gjitha në rregull dhe kanë kaluar për miratim në zyrën e presidentit’. Kam qënë me gjithë bashkëshorten në polici ku e kemi parë atë dokument dhe besojeni, i shkëlqenin sytë sikur një fëmijë.

Unë kam qënë shpesh herë i pranishëm nëpër media edhe të Shqipërisë edhe të Kosovës ku kam qënë kritik ndaj pushtetit të Shqipërisë dhe jam absolutisht kritik sidomos prej idesë së çmendur të Open Ballkan, tradhëtisë më të madhe kombëtare që u mundua t’i bëhej ndonjëherë shqiptarëve në përgjithësi. Kur kaluan dokumentat në zyrën e presidentit duhej të merreshin të paktën...6 mujori bëhej para qershorit dhe ato janë vonuar deri para 3 ditësh ku i ka kaluar të gjitha afatet dhe ne na detyroi të futemi edhe njëherë për diçka të cilat janë miratuar nga të gjitha institucionet e tjera.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco