Letrat me vlerë/ Berisha: U përdor një dialog, ku unë mbroj linjën programore

Letrat me vlerë/ Berisha: U përdor një dialog, ku unë mbroj linjën programore

13:12, 23/10/2023
A+ Aa A-

Gjatë konferencës për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi edhe një pjesë nga dosja që është bërë publike në media, në lidhje me një dialog mes tij dhe Genc Rulit, ministër në atë kohë.

Berisha deklaroi se, është përdorur ky dialog, ku ai mbron linjën programore të Partisë Demokratike, që kishte ardhur në pushtet.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Një çështje tjetër, ligji u përmirësua shumë edhe për ushtrinë.

Ligji i vitit 2004 ndalonte kthimin e pronave që shërbejnë për mbrojtje.

Pra, sipas kësaj, edhe klubet sportive shërbenin për mbrojtje. Kjo ndryshoi.

Me ligjin e vitit 2006, në amendimin, thuhet se shërbejnë jo për mbrojtje, por shërbejnë për forcat e armatosura.

Ndryshimi përcakton gjithashtu të drejtën e pronarëve për privatizimin e terreneve sportive, me kusht ruajtjen e funksionit të këtyre terreneve. Ose, nëse pronari nuk e merrte, dhënien e tyre me koncesion.

Është e vërtetë se ligji parashikonte kthimin te pronari të tokave të zëna nga ushtria, pas daljes së tyre nga plani i përhapjes së forcave të armatosura.

Kjo për shkak se pas rënies së diktaturës komuniste, ushtria kishte mbetur mamuthi, pushtuesja e pronës më të madhe në Shqipëri. Nga një ushtri e marrëzisë me 350 mijë anëtarë, rezervistë dhe aktivë, ajo kishte okupuar toka dhe territore pas fermave dhe kooperativave më shumë se çdo institucion tjetër.

Në kuadrin e përbaltjes time, Edi Rama dhe skapistët e tij mjeranë, ndalen gjerësisht në përdorimin e letrave me vlerë në procesin e privatizimit.

Madje këtu, skapistët e pafytyrë, përdorin një fragment, në kundërshtim me Kushtetutën, i cili nuk ka asgjë tjetër, por veç thjesht, siç përdorin videot erotike për të mbuluar horllëqet e tyre, përdorin një dialog timin me Ridvan Boden dhe Genc Rulin, ku unë mbroj linjën programore të përdorimit të letrave me vlerë për blerje nga ish-pronarët, e filluar që në vitin 1994-1995 dhe e shpërndarë në miliarda lekë.

Dhe me këtë, kanë menduar se do mund të ushqejnë etjen e shpifësve të paguar të qeverisë.

Meqenëse e kanë lidhur me blerjen e dhëndrit tim me pronën, informoj shqiptarët se vendimi ka dalë 1 muaj pasi dhëndri im kishte paguar lekët për 90 përqind të detyrimeve që kishte ndaj shtetit nga procesi i parablerjes së privatizimit. 10 përqind që nuk kishte paguar, ligji ia njihte që ta paguante me letra me vlerë.

Letrat janë përdorur për blerje dhe parablerje nga të përndjekurit politikë dhe ish-pronarë. Dhe prapë i garantoj se ato nuk janë anuluar.

Për të gjitha këto, ekzistojnë dokumente të fshehura nga shpifësit skapistë.

KONFERENCA E PLOTE: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco