https://www.youtube.com/watch?v=Wz7Zx5nCH_s

Propagandimi i lajmeve nga Bashkia e Tiranës, Luku: 5 vitet e fundit mbizotëron Rama e Veliaj nëpër media

09:58, 18/10/2023
A+ Aa A-

Pedagogu i gazetarisë dhe drejtuesi i qendrës ‘Medialook’ Elvin Luku ka sjellë një panoramë më të qartë sa i përket propagandimit të lajmeve nga Bashkia e Tiranës dhe përcjelljes së pandryshuar të tyre nga media të shumta në vend.

Në një lidhje me Skype për ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, ai është shprehur se vitet e fundit ka një mbizotërim të madh të lajmeve ku qëndron prezent kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj.

“Këtu ka dy arsye. Arsyeja e parë qëndron në faktin që ka një prezencë të lartë e pranisë qoftë e kreut të qeverisë por edhe e kryebashkiakut Veliaj në edicionet informative të televizioneve kryesisht, por edhe ne ëeb-e. Ajo që ne synonin të sillnim ishte pikërisht ta masnim sesa qëndron kjo lloj prezence, sa të pranishëm janë ata, duke nxjerrë edhe të dhëna faktike.

Të dhënat që dolën janë shumë domethënëse sepse njësimi i këtij kontesti që propagandohet nga zyrat e shtypit është jashtëzakonisht i lartë dhe thuajse është i pandryshueshëm dhe i paeditueshëm nga mediat. Arsyeja e dytë ka të bëjë pikërisht me faktin se 5 vite më parë ‘medialook’ ka bërë një hulumtim të ngjashëm me metodologji të ngjashme dhe ne kërkonim që të evidentonim sa është ky ndryshim i kësaj propagande, i këtij mesazhi politik që po propagandohet në këto 5 vite. Pamë që ndryshimi ishte drastik.

Nëse më përpara ngjashmëria e këtij kontenti ishte mga 47%-93% , ku vetëm një media në atë kohë kishte një përputhshmëri kontenti në 93%, aktualisht kemi 10 mediat e para që janë mbi masën 90% që e kanë këtë kontent të pandryshuar. Këtu bëhet fjalë edhe për media të mëdha gjeneraliste kombëtare por edhe për faqe apo gazeta online.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco