Vasili: Nesër në tryezën e Procesit të Berlinit, do ulen dhe të pabesët si Rama e Vuçiç që e mallkojnë Europën

17:18, 15/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi Samitin e Procesit të Berlinit që do mbahet nesër në Tiranë.

Vasili u shpreh se nesër në tryezë pjesëmarrësit do jenë të ndarë në dy grupe, ata që mbështesin me zemër këtë Proces dhe aktorë të caktuar lokal si Rama dhe Vuçiç të cilët nuk e besojnë Procesin dhe mallkojnë Europën.

Në tavolinën e Procesit të Berlinit që është nesër tema themelore e smaitit në Tiranë ka në tavolinë , aktorë që janë sinqerisht me zemër ne procesin e Berlinit, e promovojnë e mbështesin, siç janë aktorët e mëdhenj europianë ka dhe aktorë të catuar lokal të nivelit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç që mesa di nuk do jetë nëser, që ulen në tavolinë dhe si pjesëtarë të tavolinës, por pjesëtarë që nuk besojnë në Procesin e Berlinit.

Pjesëtarë që janë të pabesë në atë tavolinë, janë pjesëtarë që e mallkojën  Europën, i urojnë një të keqe sa më të shpejtë asaj në mënyrë që projektet e tyre njëri më i errët se sa tjetri, qoftë Ballkani Hapur apo qoftë projekti i ndarjes së kufinjve të Kosovës apo rritja e influencës lindore në Ballkanin perëndimor siç është Edi Rama me të tjerë. Dhe kjo nuk është një hamendje, një dyshim apo një skepticizëm i imi, apo konspiracionizëm.

Fakti publik është që Ballkani i Hapur ndaj të cilit Edi Rama gjoja ka bërë një deklaratë publike para mediave është një proces, projekt i zi i cili vazhdon të jetë ne fuqi. 

Të gjitha aktet shtetërore ndërqeveritare mes qeverive të ndryshme janë miratuar dhe janë aty te pashfuqizuara, unë i kam kërkuar publikisht nëpërmjet një amendamenti që Shqipëria te deklaronte daljen nga Ballkani i Hapur, kjo u refuzua në ditë shumë të vështira,  pikërisht kur Serbia refuzonte të merrte sanksione ndaj Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco