‘Rama dhe Begaj në OKB’/ Ironia e Ylli Rakipit: Kjo botë vajti për lesh

‘Rama dhe Begaj në OKB’/ Ironia e Ylli Rakipit: Kjo botë vajti për lesh

14:20, 21/09/2023
A+ Aa A-

Në 20 shtator, një ditë më parë, Shqipëria drejtoi Këshillin e Sigurimit në OKB, ku kryeministri Edi Rama ishte në rolin e Presidentit, ndërsa në New York ndodhet dhe Presidenti Bajram Begaj.

Protagonist i mbledhjes ishte kryeministri Edi Rama, i cili me replikat e tij me përfaqësuesin e Rusisë ka bërë jehonë në shumë media të huaja.

Komentet përgjithësisht kanë qenë pozitive nga shumica e njerëzve që kanë ndjekur atë pjesë të debatit, por ka dhe zëra kritikë.

Një nga kritikët është gazetari Ylli Rakipi sipas të cilit kjo botë ka shkuar për lesh pasi Begaj dhe Rama po drejtojnë Këshillin e Sigurimit

\

@tpz.al "Mos vajti për lesh kjo botë o Fevzo, që Bajrami dhe Edi Rama drejtojnë Këshillin e Sigurimit të OKB?!" - Emisioni i plotë: www.youtube.com/watch?v=0dzj0AImPP8 #tepaekspozuarit #mcntv #yllirakipi #blendifevziu #edirama #bajrambegaj #tpz #fyp ♬ France Accordion Swing - MIZUSATO Masaki

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco