Bushati: Sevdari dhe Irena Gjoka janë dy antitezat e reformës në drejtësi

19:48, 10/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatoren, Armela Ferko për të komentuar situatën në të cilën ndodhet drejtësia e re në përvjetorin e saj ishte analisti, Andi Bushati.

Bushati është shprehur se për fatin e keq drejtësia e re ka përpara saj dy antiteza që bien ndesh me standardet që duhen ndjekur pasi në rastin e Irena Gjokës edhe pse me probleme të theksuara në pastërtinë e figurës nuk kemi reagimi të cilët të kërkojnë hetimin më të thelluar të saj.

"Sevdarit dhe Irena Gjokës janë dy rastet që qëndrojnë si antiteze për të parë se si reforma jonë e drejtësisë së re ngre lart për ti përdorur pastaj njerëzit mecen dhe ndëshkon njerëzit që nuk i kap dot për ti përdorur për nevojat e pushtetit dhe dy të lart përmendurat janë rastet tipike.

Në rastin e  Gjokës kemi një mëkat të fshehur dhe ajo përdoret për të gjitha gjykimet politike për opozitarët, kjo njollos të gjitha institucionet tona. E zëmë ku kaluan në veting Irena Gjokën këta nuk e dinin cenin e saj po pse kur gazeta greke nxori faktet nuk kërkuan që të thelohej në hetimin e pastërtisë së figurës ndaj saj. Pra sistemi mbron njerëzit me cene.

Ndërsa në rastin e Antoneta Sevdarim kërkuan gjilpërën në kashtë vetëm ta nxirrnin nga sistemin ashtu si akuzoi ajo në vitin 2019 ku u shpreh se politikanët dhe grupet kriminale kishin lobuar që ajo të dilte nga sistemi. Në ditën e drejtësisë për fatin e keq kemi këtë antiteze kaq të madhe dhe të errët në përdorimin e drejtësisë me dy standarte."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco