Shehaj: Ndryshimet ligjore s'kanë prekur vetëm bastet online! Kanë ulur kriteret për licencat e kazinove

18:37, 13/09/2023
A+ Aa A-

E ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, Brisida Shehaj ka ngritur shqetësimin në rritje në lidhje me ndryshimet ligjore që ka bërë qeveria e Edi Ramës për bastet.

Shehaj ka theksuar se këto ndryshime ligjore kanë prekur shumë gjëra dhe nuk kanë prekur vetëm bastet online.

‘Ndryshimet ligjore kanë prekur edhe licensën kombëtare të llotarisë kombëtare një licensë unike dhe e vetme që është. Kanë ulur kriteret nga 12 milionë dollarë kapital kompanie duhet të shkosh në një kompani me kapital 400 mijë euro. Kanë prekur mënyrën e tatimit që do bëhet edhe për kazinotë, kanë prekur pjesën e licencimit të kazinove’,  u shpreh Shehaj.

Shehaj: Po flasim për bastet online por ndryshimet ligjore nuk prekin vetëm vetëm bastet online. Ndryshimet ligjore kanë prekur edhe licensën kombëtare të llotarisë kombëtare një licensë unike dhe e vetme që është. Kanë ulur kriteret nga 12 milionë dollarë kapital kompanie duhet të shkosh në një kompani me kapital 400 mijë euro. Kanë prekur mënyrën e tatimit që do bëhet edhe për kazinotë, kanë prekur pjesën e licencimit të kazinove. Kanë prekur shumë gjëra nuk kanë prekur vetëm bastet online. Unë mund të kem shqetësim tjetër se pas togfjalëshit, banka të nivelit të dytë është shtuar fjala ‘apu institucione’ financiare. Insitucione financiare janë edhe ndërmjetësuesit financiar. Ne nuk jemi në gjendje që të menaxhojmë dhe të kontrollojmë bankat e nivelit të dytë, pasi kemi banka të nivelit të dytë kanë të gjithë kapitalin e tyre që vijnë nga fonde offshore, ku banka të nivelit të dytë janë bërë palë e pastrimit të parave në këtë vend, dhe pjesë e korrupsionit të koncesioneve në këtë vend, sa është në gjendje kjo Banka e Shqipërisë, apo ky Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare apo ky që është bërë Ministër Financash sot të monitorojnë këtë treg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco